Policëve të patrullave u mbahen 300.000 lekë, për konsum …karburanti

613
Një vendim skandaloz i drejtorit të Parkut të automjeteve të Ministrisë së Brendshme, zbatohet që nga shtatori i 2015, ( shkresa numër 1304/B datë 04.005.2012), por që mbahet tepër sekret. Në bazë të një auditi të brendshëm të Ministrisë së Brendshme, bërë në 2012, kanë konstatuar se patrullat e shërbimit të makinave të policisë të Qarkut të Tiranës kanë shpenzuar më shumë karburant nga norma e lejuar, ndaj atëhere ishte marrë një vendim i brendshëm, që policëve të patrullimit t’u mbahet 300.000 lekë nga rroga. Mirëpo, ai vendim i auditit kushte mbetur në sirtarët e Ministrisë së Brendshme, pa u ekzekutuar, por që drejtuesit e tanishëm u kujtuan, e nxorrë nnga sirtari dhe e ekzektuan. 

Urdhëri i ndalesës së rrogës të policëve mbetet “kopil”
Mbi 60 policëve, që deri në 2012 kanë shërbyer në partullimin policore me makina do t’u mbahet nga rroga 300.000 lekë, pasi kanë konsumuar karburant më tepër nga ajo që kanë llogaritur për harxhimin, në bazë të kilometrave të bëra. Nuk është shaka, por që auditi I Ministrisë së Brendshme, ka studiuar kaq hollësisht konsumin e makinave të policisë, ndodh për herë të parë dhe mbase do të ngjallë edhe interesimin e trusteve të prodhimit të makinave. Sipas praktikës, Ministria e Brendshme u kishte lënë policëve të furnizohen me karburat nga pikat e shitjes dhe kuponin e dorrëzonin në polici. Auditi i Ministrisë së Brendshme në 2012, duke ballafaquar sasinë e blerë me kilometrazhin e bërë nga makinat, nuk I dilte norma e planifikuar e harxhimit të karburantit për kilometrazh. Ndaj, atëkohë, në 2012, diferencën e konsumit të tepërt të karburantit, ua faturoi …policëve. Mirëpo, ai vendim nuk u ekzekutua për 3 vjet, por vetëm tani, në shtatorin e 2015.

 Ndoshta nga difiçiti i madh që krijuan tatimet dhe doganat në buxhetin e shtetit deri në shtator 2015, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, menduan racionalisht, që me rrogat që do t’u mbahen policëve, afërsisht 10 milionë lekë, të mbushnin arkën e shtetit. Vetë përllogaritja e harxhimit të karburantit nga makinat e policisë që ka bërë auditi i brendshëm i Ministrisë së Brendshme, është e dyshimtë, sepse nuk ka ndonjë vendim të zbardhur, që u është drejtuar 60 policëve dhe t’u argumentohet sesi kanë harxhuar më tepër karburant, apo e kanë shpërdoruar, apo vjedhë. Nëse policët e patrullimit kanë harxhuar më shumë karburant nga norma e konsumimit të makinës, a u konsultua auditi I MB me specialistët? Nëse policët e kanë shpërdoruar, përse nuk u vunë asokohe, në 2012 para përgjegjësisë? Nëse policët patrulluan më shumë me makina, apo kanë mbajtur tërë kohën të ndezur makinën (duke konsumuar karburant më shumë se norma e planifikimit), a duhet të mbajnë përgjejgësi, apo kanë kryer detyrën? Sa është sasia e tejkonsumuar? 10 milionë lekë? A përbën kjo shumë e karburantit të konsumuar nga policët e patrullës, sasi që të gjykosh se ka vjedhje dhe abuzim nga ata? Këtyre pyetjeve, askush në Ministrinë e Brendshme, as në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nuk na dhanë përgjigje. 

Policët e dëmtuar janë ndrejtuar për ndihmë kryetarit të Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta në datën 17 tetor 2015, ndërsa kreu i sindikatës të policësve, zoti Fishta i ka dërguar një letër edhe drejtorit të policisë së Qarkut të Tiranës, Ervin Hodaj dhe në dijeni edhe kryepolicit të Shtetit Haki Çako, më datën 20 tetor 2015, me numër protokolli 20/3, mirëpo deri sot, askush nuk ka marrë një përgjigje. Të gjithë drejtuesit e policisë së Shtetit heshtin, ndëkohë që 60 policëve u mbahet nga rroga 300.000 lekë për konsum karburanti. Gazeta “Telegraf” iu drejtua edhe drejtorit të Policisë së Shtetit për Qarkun e Tiranës, Ervin Hodaj, mirëpo, zoti Hodaj përgjigjet, që ai si drejtori i Policisë së Shtetit të Qarkut të Tiranës, jo vetëm që nuk ka dhënë një urdhër të tillë, për t’ju mbajtur nga rroga 300.000 lekë policëve të patrullimit, por as që nuk ka dijeni për një urdhër të tillë. Atëhere, derisa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit nuk dinë asgjë për urdhërin që u mbajnë policëve 300.000 lekë nga rroga për konsum të karburantit të makinave të policisë, mos vallë Policia e Shtetit është han me shumë porta, ku nëpunësit nuk pyesin fare as drejtuesit e tyre?

Kryesindikalisti Fishta: Është antiligjor cënimi i rrogës të policit. Kemi njoftuar drejtuesit e Policisë, por ata heshtin
Kryesindikalisti I Policisë së Shtetit Sadetin Fishta pohon për gazetën “Telegraf” se ka kaluar 2 muaj nga data kur ai u ka dërguar edhe drejtorit të Policisë së Shtetit të Qarkut të Tiranës Ervin Hoda, edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, letër ku u përcjell skandalin e cënimit të rrogës të 60 policëve të patrullimit me makina, për shkak të konsumimit të karburantit. Kryesindikalisti Fishta, pohon për gazetën “Telegraf” se auditi i Ministrisë së Bredshme është i pasaktë, sepse nuk mund të përllogaritë saktësisht sasinë e konsumit të karburantit të makinave të patrullimit të policisë, sepse atom und të qëndrojnë tërë kohën ndezur, por pa lëvizur, bëhet fjalë për sasi të vogla dhe nuk mund të dyshohet për abuzime dhe vjedhje nga ana e policëve. Së dyti, kryesindikalisti Fishta ka kërkuar urdhërin e dhënë për cënimin e pagës të policëve, mirëpo askush në Ministrinë e Brendshme dhe në drejtoritë e policisë nuk jep asnjë të dhënë, duke dëmtuar jo vetëm transparencën, por të bën të dyshosh që shteti atje vepron me mënyra mafioze. Zoti Fishta thotë që ligji e ndalon administratën të cënojë rrogën e policit, kur nuk ka vendim gjyqësor, kur nuk ka urdhër administrativ, baza e vetme ligjore, ku mbështeten urdhërat e zhdëmtimit është Kodi i Punës, neni 122/1 dhe 3 Ndalohet dhënia e gjiobave nga punëdhënësit, me përjashtim të sanksioneve të parashikuara me marrëveshje kolektive. Edhe nëse konsumi i tepërt i karburantit nga makinat e policisë dot ë cilësohet kundravajtje, nga 2012 kanë kaluar 3 vjet, kështu që kundravajtjet, sipas ligjit, parashkruhen dhe askush nuk mund të cënojë rrogat e policëve. 

Policët pohojnë: Terrorizohemi me gjobvënie nga drejtoria jonë, nuk mund të përballemi kështu me krimin
Disa nga policët e dëmtuar nga cënimi që iu bë rrogës së tyre, duke u mbajtur 300.000 lekë për konsum karburanti, pohuan për gazetën “Telegraf”, se dëshmia janë veprimet bankare, për të vërtetuar faktin, meqë tani drejtuesit e Policisë së Shtetit e mohojnë. Por, ata pohojnë se shumica e policëve që atëhere janë “proceduar” për konsum karburanti me makinat e patrullës, janë larguar nga policia dhe tani drejtoria u mban rrogat vetëm 60 prej tyre. Policat pohojnë për gazetën “Telegraf” se “shpenzimi i karburantit është pasqyruar në fletët e udhëtimit, të cilat u janë dorrëzuar specialistit të shërbimit mbështetës dhe dispeçierit. Ne kërkojmë ngritjen e një grupi pune për ta trajtuar këtë çështje, por derit ani nuk marrim asnjë përgjigje. Duke na cënuar rrogën pa të drejtë, drejtuesit e policisë na terrorizojnë me gjobvënie, dhe ne nuk mund të përballemi dot as me krimin, sepse do të na mbajnë nga rroga jonë karburantin që harxhojnë makinat e policisëë”. Kryesindikalisti Fishta thotë se është hipokrizi pohimi i ministrit të Brendshëm se u ka rritur rrogën 25 % policëve, kur ndërkohë administrata e tij u cënon policëve rrogën me 300.000 lekë për konsum të karburantit të makinave të policisë, pa u paguar asnjëherë as orët e tepërta që kanë bërë në punë, në 2015 dhe të drejta të tjera financiare, që u jep ligji “Për Policinë e Shtetit”. 
Sigal