Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një vajzë 12-vjeçare, plagoset babai i saj (EMRAT)

255
Sigal

Një vajzë e mitur, 12 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë, ndërsa babi i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, mbrëmjen e kësaj të diele.

Vajza e cila ka humbur jetën është Krisanthi Ndrico, ndërsa babai i cili ndodhet në spital është Irakli Ndrico.

Ajo ishte brenda banesës në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa dyshohet se ajo ishte me autizëm.

Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohja.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLCISE

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N. Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një vajzë