Ndriçohet nga ngjyrat e flamurit shqiptar ndërtesa më e lartë në botë

307
Sigal

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit.

Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë.

Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka shpërndarë këtë pamje në rrjetin social Facebook.

Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, ka shkruar shkurt ai.