Ekzekutimi i Devi Kasmit, gjykata thërret si dëshmitar taksistin grek, çfarë pretendon Efthimios Efthimiu

500
Sigal

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni ka thirrur si dëshmitar për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, taksistin grek Apostol Mildis.

Ky person kërkohet nga Efthimious Efthimiou për të dëshmuar pasi pretendon se i ka treguar qëllimin se pse kishte ardhur në Shqipëri.

Pikërisht speciali grek akuzohet nga Prokuroria për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të vitit 2018.

Deri tani të akuzuar nga Prokuroria janë Efthimios Efthimio si ekzekutor, Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Aurel Hoxhallarin në kërkim i cili dyshohet të jetë dhe kreu i grupit kriminal.