Osman Murati: Kjo është fryma e shtetit “socialist”

437
Osman Murati” Kjo është fytyra e shtetit “socialist”
Sigal

Erion Veliaj, ka kohë të merret me Ermal Mamaqin,të dalë mesatarisht 3 herë në muaj jashtë shtetit dhe çdo ditë e kemi në ekranin e televizorit. Më duket se ky” ylle drite'” i zgjedhur e ka origjinën e përgatitjes si aktor cirku. Po kështu edhe Edi Rama po kërkon Europës një milard dollarë, për mënjanimin e fatkeqësive të tërmetit kur specialistë: arkitektë dhe ekonomistë, vërtetojnë se nuk duhen më shumë se 500 milion euro dhe ndoshta më pak. Kjo është fytyra e shtetit “socialist” dhe me një opozitë e dalë boje. Presin “derman” nga ambasadorët  e SHBA-së.! Unë nuk kuptoj çfarë pritet për të përmbysur këtë sistem politikanësh “të marrë” në Shqipëri që u bë më keq se vitet 1990-1992, kur drejtonin partinë dhe shtetin Ramizianët e “Gorbaçovit” dhe ne ish fuksionarë të asaj kohe bënim sikur ishim në krye të partisë “as në Lindje as në Perëndim “dhe me paaftësinë, apo besimin e tepruar, të popullit u groposëm në gjendjen e sotme, me popullsi të emigruar dhe me një shtet të denigruar, si në qendër dhe në bazë, si në Shqipëri dhe në mërgatë. “Zoti'” na ndimoftë me ndonjë prijës nga mërgata, si në kohën e Ismamil Qemalit në vitin 1912. Në të kundërtën, edhe për 5 shekuj ka zënë rrënjë kjo farë shteti, që nuk largohet pa u bë kiameti, që kërkon edhe me një shkundje “tërmeti”.