Turqi/ Erdogan: Nuk ka plan për të dërguar trupa tokësorë në Siri

418
Ndërsa vijon sulmet ajrore, Turqia nuk ka ndërmend të dërgojë trupa tokësorë në Siri për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, tha kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.
Por Ahmet Davutoglu tha se sulmet ajrore në bazat e Shtetit Islamik, në afërsi të kufirit Turqi-Siri dhe ndaj separatistëve kurdë në Irak “mund të ndryshojë lojën”.
Veprimet e Turqisë i përgjigjen sulmeve të dhunshme në vend javën e kaluar, përfshi edhe vdekjen e 32 aktivistëve nga nja kamikaze në Suruc.
NATO do të mbajë një takim emergjent të martën për të diskutuar rreth situatës.
Ndërsa Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd, krahu i armatosur i partisë kryesore kurde siriane, i bëri thirrje Turqisë të ndalojë sulmet ngaj njësive kurde brenda Sirisë.
Sigal