Ahmet Davutoglu akuzon Moskën për tentativë spastrimi etnik në Siri

520
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu akuzoi sot Rusinë se po përpiqej të kryente një spastrim etnik dhe se është duke forcuar xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në një kohë kur Ankaraja dhe Moska po kalojnë një krizë të thellë diplomatike.

“Rusia po përpiqet të kryejë spastrim etnik në Latakia për të larguar kryesisht të gjitha popullatat arabe sunite dhe turkmene, të cilat nuk kanë marrëdhënie të mira me regjimin sirian”, deklaroi Davutoglu para një grupi gazetarësh të huaj në Stamboll. ”Sulmet ruse kundër rebelëve luftëtarë të ISIS-it janë duke forcuar pozitat e xhihadistëve”, shtoi ai.
Sigal