Tsipras, Merkel dhe Hollonde bien dakord të intesifikojnë negociata me kreditorët

595
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës ranë dakord me Kryeministrin grek Aleksis Tsipras se bisedimet mes Greqisë dhe kreditorëve të saj duhet të intensifikohen, me qëllim arritjen e marrëveshjes dhe shmangien e falimentit grek.
Pavarësisht se kjo ishte e vetmja arritje e takimit, sipas burimeve të qeverisë gjermane, bisedimet mes kancelares Merkel, presidentit francez Hollonde dhe kryemisnitrit grek Tsipras në Bruksel ishin konstruktive.
Përpara takimit atmosfera nuk ishte shumë e qetë, vecanërisht pas hedhjes poshtë të propozimeve të reja greke nga ana e Bashkimit Europian. Ishte komisioneri ekonomik Moskovici që i raportoi kreut të Komisionit Europian Zhan Klod Junker se këto propozime nuk reflektonin objektivat e kreditorëve. Greqia këmbëngul se nuk bën asnjë kompromis me pensionet dhe pagat, duke mos pranuar uljen e tyre, nga ana tjeter Bashkimi Europian kërkon reforma të cilat do të stabilizonin borxhin e Greqisë. Pas takimit, që zgjati rreth 45 minuta, kryeministri grek Aleksis Tsipras u shpreh
“Vendosëm të intesifikojmë përrpjekjet për të kapërcyer dallimet e mbetura dhe të arrijmë në një kompromis në të ardhmen. Besoj se udhëheqja politike e Evropës e kupton se Greqia ka nevojë për zgjidhje praktike në mënyrë që ti kthehemi rritjes dhe stabilitetit jo vetëm në Greqi, por edhe në Europë.”
Kjo ishte biseda e pestë mes tre liderëve në më pak se dy javë, duke theksuar seriozitetin e përpjekjeve të nivelit të lartë për të parandaluar një ndarje që mund të detyrojë Greqinë të dalë jashtë zonës euro. Gjithsesi, 30 qershori është afati i fundit për Greqinë për të shlyer 7.2 miliardë euro ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ndërkohë sot në mëngjes mbështetës të partikë komuniste greke dhe sindikatat e punës pushtuan minsitrinë e Financave në Athinë, duke bllokuar edhe stafin në hyrje të insitucionit. Ata i tremben një marrëveshje mes palëve e cila do të rëndonte edhe me tej në popullin grek. Qytetarët e lodhur nga 6 vite krizë, thonë se nuk do të duronin më masa të tjera kursimi.
Sigal