Cara: Prioriteti ynë në fshatin Synej, punësimi dhe zhvillimi i turizmit

479
Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie i Kavajës Engjëll Cara, prezantoi projektin e tij në fshatin Bogo, të komunës Synej. Prioritetet në këtë fshat janë punësimi dhe zhvillimi i turizmit duke qenë se ky fshat është një pikë turistike e paprekur dhe e paeksploruar deri sot, siç ësht zona e “Forsilukut”. 
“Që në momentin e parë do të bëhet rruga për në “Forsiluk”, do ta bëjmë plazh publik për banorët e Bagosë, Synejit dhe të gjithë Kavajës së re”. Përsa i përket punësimit, kandidati Cara, theksoi se çdo, shtëpi do të ketë, minimumi, një të punësuar: “Marrim zotimin që çdo familje e kësaj zone të ketë të punsuar një pjestar të familjes”. 
Më tej kandidati Cara, zbuloi për banorët se kandidati i majtë Ervin Rroshi është një person i dënuar në mungesë, në vitin 2000 për plagosje me dashje. “Sot, ne kemi një dokument në dorë që flet për dënimin e Ervin Rroshit, pavarsisht që gjykatat e asaj kohe ishin të Fatos Nanos, ishin të Rexhep Mejdanit, ai është dënuar me vendim të Gjykatës së Parë në mungesë”.
Sigal