Trump: Veprimi ushtarak kundër Koresë së Veriut nuk është zgjedhja e parë

558
Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se një veprim ushtarak kundër Koresë së Veriut nuk është zgjedhja e parë e administratës së tij, ndonëse ai nuk e ka përjashtuar.
Pas një bisede telefonike me homologun e tij kinez, Xi Jinping, që iu kushtua krizës në Gadishullin Korean, Trump nuk e përjashtoi krejtësisht idenë e sulmit ushtarak.

“Ne do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha ai.

“Gjithçka lë të mendohet se të tjera rrugë mund të ndërmerren, që Koreja e Veriut të respektojë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar”, vazhdoi ai.
Sigal