Trafikimi emigrantëve “biznes” fitimprurës për kontrabandistët

478
Një rrjet i sofistikuar trafikantësh po nxjerr fitime marramëndëse nga aktiviteti kriminal për sjelljen e mijëra emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë. Prokurori i Palermos Calogero Ferrara ka thënë se futja e njerëzve kontrabandë në Evropë është bërë aktiviteti kriminal më fitimprurës që ka parë gjatë karrierës së tij.
Qeveritë dhe zyrtarët e rendit në mbarë Evropën po përpiqen të ndalin trafikantët. Policia italiane ka arrestuar më shumë se 24 persona që prokurorët në Palermo besojnë se ndihmojnë në organizimin e mijëra udhëtimeve me anije nga Libia dhe Siria. 
Prokurori Italian ka thënë se për çdo udhëtim me 600 njerëz në anije nxjerr fitime nga 800 mijë deri në një milion dollarë. Një tjetër trafikant, aktivitetet e të cilave Ferrara i ka hetuar, ka nxjerrë gati 20 milionë dollarë në një dekadë.
“Sot, ky është aktiviteti më fitimprurës kriminal që kam parë ndonjëherë. Nuk ka asnjë rrezik për biznesin, sepse në qoftë se merresh me trafikun e drogës dhe e humbet drogën, dikush duhet të paguajë për të. Në këtë rast, nuk ka rrezik, pasi në qoftë se mbledh paratë paraprakisht për një anije me 500 njerëz, merr 800 mijë dollarë, dhe nëse ata mbyten nuk humbet para” thotë Ferrara.
Kontrabandistët kërkojnë gjithashtu pagesë për çdo segment të rrugës për të maksimizuar fitimin, thotë prokurori italian.
Deri tani rrjetet e trafikantëve i kanë shmangur forcat e rendit pasi janë bazuar në celula anonime të përhapura në shumë vende. As refugjatët dhe as familjet që paguajnë faturën nuk janë të interesuar të tërheqin vëmendjen se si operojnë trafikantët. 
Sigal