Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, fqinjët do ndihen komod

181

Presidenti Hashim Thaçi ndodhet në një konferencë për median. Flet pas vizitave në Maqedoni, Mali i Zi dhe Shqipëri.

Hashim Thaci: “Edhe Shqipëria e Mali i Zi e Maqedonia mbështesin dialogun dhe do ta mirëpresin një marrëveshje paqësore në interes të dy vendeve me frymë e substancë europiane dhe që sjell paqe e stabilitet në rajonin tonë. Askush nuk është i shqetësuar se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të ketë ndikim në rajon. Marrëveshja do ta ruajë substancën dhe karakterin multietnik. 

Kosova mund të arrijë një marrëveshje të tillë vetëm kur të bindet se është në interes të së ardhmes dhe ka pajtueshmëri të plotë e SHBA e BE. Prandaj theksoj se marrëveshja është në interes të Kosovës nëse arrihet dhe të gjithë fqinjët do të ndihen komod dhe të pashqetësuar fare”

Hashim Thaci:  “Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e këtij procesi. Korigjimi i kufirit është i mundshëm dhe i siguron Kosovës njohjen direkte dhe automatike nga Serbia dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën. Njohja reciproke nënkupton dhe heqjen e vetos ruse në OKB dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.