Tensionet, 3500 trupa amerikane dhe tanke dërgohen në Poloni

118

Rreth 3,500 trupa, 85 tanke dhe qindra automjete të tjera po transportohen nga Teksasi përmes Holandës dhe Gjermanisë për t’u vendosur në Poloni. Prania amerikane është pjesë e mbështetjes për Naton në përgjigje të rritjes së tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë.

Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë zbarkimin në Holandë të mjeteve të blindura dhe tankeve Abrams.