Takimi në 17 mars – Stuhitë në SHBA shtyjnë takimin Trump-Merkel

477
Presidenti Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë shtyrë për të premten takimin i cili ishte parashikuar të zhvillhej ditën e sotme. Shkak është bërë moti i keq që ka përfshirë bregdetin lindor në SHBA.

Sekretari për shtyp në Shtëpinë e Bardhë Sean Spicer tha se dy udhëheqësit kanë rënë dakord me telefon ditën e hënë.

Takimi mes dy liderëve pritet me interes të madh për shkak se muajit e fundit të dy kanë ngritur pyetje për njëri-tjetrin.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar Merkel mbi politikat e refugjatëve të Gjermanisë. Në fund të 2015, presidenti shprehu irritim, kur revista Time cilësoi kancelaren gjermane personin e vitit.
Sigal