Takimi i shqiptarëve Aktivistë në Bresha të Italisë

61

Në Bresha të Italisë ditën e diel, më 29 qershor 2014 u bë takimi i aktivisteve shqiptarë dhe përfaqësuesve të shoqatave shqiptare të Italisë. Takimi pati si qëllim njohjen midis shoqatave dhe individëve aktivistë pjesëmarrës për një organizim të ardhshëm funksional, që lind si domosdoshmëri e problemeve te imigrantëve shqiptar  për të pasur një zë të përbashkët në zgjidhjen e tyre dhe ruajtjen e Identitetit Kombëtar Shqiptar! Në këtë takim njohje u diskutuan forma dhe veprimtari të aktivistëve në lidhje me gjuhën shqipe.. Eksperienca e tyre e përcjellë nga znj. Silvana Muco Dogani nga Peskara dhe me  pas edhe znj. Dava Gjoka nga Milano  dhe znj. Hedie Xhyherri nga Trevizo, bëri që të vlerësohet kjo eksperiencë për të vazhduar më  tej në gjetjen e mjeteve të nevojshme për ta përhapur mësimdhënien e gjuhës shqipe ne masën me te gjerë te imigrantëve në Itali.

Pjesëmarrës ne takim, si z. Durim Lika, z. Darling Vlora, z. Selim Musaj, z.Ahmet Bendo z.Qani Golikja, z. Selman Hasa etj.,  folën  për aktivitet e shoqatave më me zë dhe atyre më të vogla dhe të reja që veprojnë në zona të ndryshme të Italisë. Kjo eksperiencë u shqyrtua në dritën e bashkëpunimeve midis shoqatave të arrira deri më sot. U fol, gjithashtu, për të drejtën e votës si një e drejtë e shprehur me ligj, por që duhet vënë në praktikë, ne mënyrë që të mos ngelet pa u shprehur vullneti i asaj pjese të madhe të shoqërisë shqiptare, që ka emigruar! U diskutuan format nga më e thjeshta e bashkëpunimit, sikurse është komunikimi virtual  deri ne format  e organizimit, që do të duan më shumë punë dhe impenjim në të ardhmen, por plotësisht të arritshme, pavarësisht nga mungesat financiare të fillimit për t’i vënë me më efikasitet në funksion!  U diskutuan mjetet për arritjen e këtyre bashkëpunimeve në të ardhmen… Një rol të rëndësishëm pati pjesëmarrja aktive e të dy gjinive në këtë takim dhe me propozime nga pjesëmarrësit u caktua një grup pune provizor për takimin pasardhës, që do zhvillohet brenda 6 muajve si vazhdueshmëri dhe perfeksionim i këtij bashkëpunimi dhe për t’i dhëne formën e duhur në të ardhmen.

Ky grup pune  me propozim të pjesëmarrësve në takim ka në përbërjen e tij 50% të gjinisë femërore… Për të kuptuar këtë po shtoj  komentin e një aktivisteje të shoqatës “Skënderbeg Parma” znj. Dava Gjoka- “Për eksperiencën time personale për herë të parë pashë ketë fenomen respekti ndaj pjesëmarrjes femërore e të them të drejtën u ndjeva shumë mirë. I uroj zonjave të nderuara punë të mbarë edhe për të treguar realiteteve të tjera, që nuk jemi numër, por vërtet kontributi ynë mund të jetë shumë i vlefshëm.” Po ashtu një mbështetje aktive pati edhe nga më të rinjtë si Rezart Ujkaj, Ardit Aliaj, Klodian Kola dhe Endrit Asllani që i dhanë këtij takimi një vazhdimësi brezash dhe shpresë për t’i çuar më tej këto përpjekje!  Stafi i Breshës i përbërë nga aktivistë të shoqatave si “Studenti Albanesi Brescia salbs “Komuniteti Shqiptarët e Italisë Breshia” dhe shoqata “Shqiponja” e Breshës me nismëtarin z. Petrit Aliaj, pritën me ngrohtësi dhe mikpritjen, që e karakterizon shqiptarin, te ardhurit nga qytetet e ndryshme  te Italisë!  Midis shume diskutimeve serioze ne ketë mbledhje u dëgjua me interes fjala e ngrohte e znj. Vitore Stefa Leka, e ftuar nderi ne ketë mbledhje, qe inkurajoi dhe mbështeti me argumentet e saj te një përvojë 23- vjeçare  ne përpjekjet e aktivisteve shqiptare për bashkëpunim ketë dëshire dhe nismë të “Grupit Nismëtar – Shqiptaret e Bashkuar te Italisë” për domosdoshmërinë  e një organizmi që të përfshijë në të, komunitetin shqiptar të Italisë duke ruajtur autonominë e çdo shoqate shqiptare që do e mbështesë. Takimi  u zhvillua në një atmosferë vëllazërore me shoqërinë civile ku secili diskutoi dhe dha mendimin si të bashkëpunojmë në të ardhmen.  Ky takim nisi dhe përfundoj me dëshirën për të qenë i hapur ndaj aktivistëve dhe gjithë  shoqatave shqiptare ne Itali me moton  e ftesës “Ky hap i nisur nuk do të ndalet”

Grupi  Nismëtar “Shqiptarët e bashkuar të Italisë”

Padova, Itali 30-06-2014