Sulmi i ISIS-it në veri të Sirisë, vriten 18 kurdë

62
Së paku 18 luftëtarë kurdë janë vrarë nga një sulm i befasishëm të ISIS-it në veri të Sirisë, ka thënë Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër.
“Pjesëtarët e ISIS-it kanë sulmuar një shkollë ku gjendeshin luftëtarët kurdë në Sarin. Fillimisht një xhihadist ka ngritur veten në ajër pas së cilit ka pasuar vetëvrasësi i dytë në të njëjtin vend”, ka thënë Observatori.
Sipas të dhënave nga kjo organizatë kanë vdekur tetë sulmues dhe dhjetë kurdë.
Forcat kurde kanë marrë të hënën nën kontroll vendin Sarin pas tri jave luftë. Ky vend gjendet afër autostradës që xhihadistët e kanë shfrytëzuar për bartje të armëve nga provincat Alepo dhe Raka që konsiderohen selitë e tyre në Siri.