“Një Batman që nuk e kemi parë ndonjëherë”

499
Ben Affleck do të interpretojë Batmanin në filmin e radhës me superheronj që do të shfaqet në vitin 2016 dhe aktori i famshëm ka zbuluar se nuk ishte i sigurtë për këtë rol, pasi e konsideronte veten shumë të vjetër për të luajtur një superhero.
Por, 42-vjeçari tha se regjisori Zack Snyder e bindi duke i thënë se bëhet fjalë për një Batman “të vjetër, të lodhur dhe të shkatërruar”.
“Është diçka që nuk e kemi parë kurrë. Jemi mësuar me një Batman që bën gjithçka për të ndihmuar njerëzit, por Batmani im do të jetë 45 vjeç dhe me një krizë ndërgjegjeje pasi ka humbur njerëzit e tij të dashur”, tha Affleck për revistën ‘Empire’.
Sigal