Shqiptari godet me thikë dy vëllezër italianë në qendër të Xhenovas, arrestohet. Ja si e zbuloi policia autorin e dyshuar

256
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar adoleshent vetëm 15 vjec, padi dyshohet se ka therrur me thikë dy vëllezër italianë, në qendrën historike të Xhenovas.

Karabinierët kanë prangosur 15-vjecarin me origjinë nga Shqipëria, nën akuzën e tentativës së vrasjes. Sipas skemës së rindërtuar nga ana e prokurorëve, i riu dyshohet se ka qëlluar me thikë dy italianë, më datë 18 korrik 2020, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të qytetit. Dy vëllezërit italianë, përkatësisht 22 dhe 18 vjec, po pinin në një klub nate, kur nisën të grindeshin me një shqiptar.

Grindjes iu është bashkuar edhe i mituri, që ka goditur njërin vëlla në bark dhe tjetrin në shpinë. Autori i dyshuar u zbulua edhe falë faktit se ai dhe të rinjtë e përfshirë në konflikt kanë shkëmbyer biseda në rrjetin social “Facebook”.