Stoltenberg: Vizita e Pompeos në NATO tregon rëndësinë e madhe të aleancës

585
“Është kënaqësi që vizitën e parë pas marrjes së postit të sekretarit të Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo e zhvillon me aleatët e NATO-s, pasi kjo tregon rëndësinë e madhe të aleancës”, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin e parë me zyrtarin e lartë amerikan.
“Përgëzime për zgjedhjen tuaj dhe mezi pres të bashkëpunoj me ju për të vazhduar punën për garantimin e sigurisë”, theksoi ai.
Stoltenberg komplimentoi përvojën e madhe të Pompeos, që sipas tij, e bën njeriun perfekt për rolin që ka si shef i politikës së jashtme amerikane.
Sigal