Stoltenberg: Të bashkohemi të gjithë në luftën kundër terrorizmit

445
Sigal

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka vizituar shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ku ka falënderuar trupat e NATO-s të cilët kanë punuar që Kosova sot është stabile dhe e qetë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mirë, por zhvillimi i saj është çështje e brendshme e Kosovës. Por, premton se KFOR-i do të vazhdojë të jetë pranë FSK-së dhe të ndihmojë zhvillimin e saj.

Ndërsa, rreth terrorizmit, Stoltenberg tha se kjo është çështje e përgjithshme dhe nuk i përket asnjë feje. Ai konfirmoi se janë duke punuar në luftimin e këtij fenomeni.

Kreu i NATO-së, Jens Stoltenberg pas takimit që pati me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo dhe trupat e KFOR-it, tha se është vendim i autoriteteve të Kosovës që të vendosin se si do të zhvillohet FSK-ja, e jo vendim i NATO-së.

“Po, dhe ne e kemi të njëjtin mendim, të njëjtin përafrim. Ajo çfarë KFORI dhe NATO kanë bërë është përkrahja për FSK-në për t’u zhvilluar dhe për t’i ndërtuar kapacitetet përgjatë mandatit të saj dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë. Nuk është vendim i NATO-s, por vendim i autoriteteve vendore së si duan të zhvillojnë FSK-në më tutje”, tha Stoltenberg.

Ndërsa, i pyetur rreth terrorizmit, Stoltenberg tha se terrorizmi nuk i përket asnjë feje apo kombi, derisa ata janë duke vazhduar që të luftojnë terrorizmin si fenomen.

“Terrorizmi nuk njeh kufi, s’i përket asnjë kombi të caktuar apo feje dhe ne jemi duke e luftuar terrorizmin bashkë më kombet dhe bashkë më shumë institucione tjera ndërkombëtare. Sulmet qe i pamë në Paris disa javë më parë; ishte shumë serioze sepse ishte një sulm në njerëz të pafajshëm dhe për më tepër sulm në lirën e shprehjes dhe shoqërisë sonë së hapur. Ne jemi aleatë të krijuar për t’i mbrojtur shoqëritë demokratike të hapura. Prandaj, ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë dhe të vazhdojmë të punojmë më tjerët për të luftuar terrorizmin”, theksoi kreu i NATO-së.

Kreu i NATO-së, theksoi para ushtarëve të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë, se ata janë pjesë e suksesit të madh në NATO-së.

Sipas tij, për 16 vite që NATO u vendos në Kosovë, Kosova është sot shumë me ndryshe, është paqësore, stabile dhe me një rritje të theksuar të zhvillimit.

“Në mandatit të kombeve të bashkuara misioni ynë ka ndryshuar Kosovën në një vend të sigurt si dhe Ballkanin perëndimor e ka bërë me stabil. KFOR-i do të vazhdoj të ruaj një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të mundësoj lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Unë e di që këtë do ta bëni me vendosmëri dhe të paanshme. KFOR-i gjithashtu do të ndihmoj të ndërtoj një forcë të aftë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe këto forca ende kanë një punë për të bërë por janë në rrugë të mirë”, tha Stoltenberg para ushtarëve të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë.

Ai shtoi se secili burrë dhe grua që ka shërbyer nën flamurin e KFOR-it ka ndihmuar në ndryshimin e kursit të situatës në Kosovë dhe në ndërtimin e një situate të qetë dhe të sigurt.

Stoltenberg: Të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri Isa Mustafa ka përfunduar takimin me Sekretari i përgjithshëm NATO-a Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me NATO-n për sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon.

Stoltenberg ka shtuar se NATO nuk do të vendos për krijimin e Forcës së Armatosur por rekomandojë që secili vendim të merret me pajtimin e të gjithëve për të mos e dëmtuar progresin e arritur.

Ai ka theksuar se duhet të bashkohen të gjithë në luftën kundër terrorizmit pasi që ky fenomen një shoqërie, një feje apo një kombi.

Stoltenberg ka shtuar se NATO do të qëndrojë në Kosovë në mision të kushtëzuar dhe do të qëndrojë deri në atë moment që e sheh se në këtë vend është arritur një stabilitet.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se po bëjnë përpjekje që Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhen me pëlqim të të gjithëve dhe të shtrihen në gjithë territorin tonë.


Marrë nga RTK