Spanjë/ Kapet shqiptari, thyen rekordin e numrit të vjedhjeve

125

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle i dyshuar për një sasi rekord grabitjesh.

I ndaluari dyshohet se ka kryer 84 grabitje me forcë në banesa në zonën e Valencias, Elches dhe Santa Polas.

Shqiptari i arrestua pas një hetimi të gjatë.

Ai jetonte në CIE të Valencia, në pritje të procedurave të dëbimit pasi ndodhej në Spanjë pa dokumente rregullta.

Hetimet ndaj tij nisën në fund të prillit 2018.

Ai përdorte të njëjtën mënyrë për të grabitur

Fillimisht zgjidhte objektivat dhe më pas momentin e favorshëm për të realizuar grabitjet, duke shkatërruar gardhet mbrojtëse e më pas hynte në banesa duke thyer xhamat.

Pasi hynte në banesa, ai vidhte kryesisht para, bizhuteri, orë dhe sende të tjera me vlerë.

Policia Kombëtare dhe Garda Civile vendosën një pajisje të veçantë të përforcuar edhe me patrulla pa uniformë, të cilat u vendosën në zonë kryesisht pas grabitjeve.

Gjatë hetimit, një automjet u gjet pa targa që dyshohej se ishte përdorur për të kryer grabitje. Krahas kësaj, u synua edhe gjetja e gjurmëve të ADN-së.

Më në fund, pas hetimeve të nisura në vitin 2018, u arrit tek autori, një 53 vjeçar nga Shqipëria, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër dëbimi.