Sigal

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bombarduar terroristët e organizatës Al-Shabab në Somali. Mësohet se nga sulmi i aeroplanëve amerikan kanë mbetur të paktën 60 militant të vrarë në Harardere të provincës Mudug.

Disa baza të terroristëve janë shkatërruar plotësisht. Nga sulmi ajror nuk raportohet për viktima në radhët e civilëve. Baza e terroristëve u shkatërrua plotësisht.

Bombardimi i aeroplanëve të SHBA vlerësohet si sulmi më i madh i këtij viti i mbi bazat e Al-Shabaabit në Somali. Në një sulm të ngjashëm në nëntor të vitit të kaluar u vranë së paku 100 militantë.