Lufta ndaj ISIS, Merkel miraton planin t’iu bashkohet sulmeve

430
Qeveria gjermane ka miratuar planin për mbështetje ushtarake në luftën kundër Shtetit Islamik.
Dhe në këtë kontekst ajo do të dërgojë një avion luftarak, një anije luftarake dhe 12 mijë trupa në rajon.
Plani që pritet të miratohet të mërkurën në Bundestagun gjerman, vjen pas apelit të Presidentit francez François Hollande për më shumë bashkëpunim në luftën kundër ektremistëve islamikë pas sulmeve të Parisit, ku 130 persona humbën jetën.
Sipas programit, trupat ushtarake gjermane që do të dërgohen në rajonet e konflikteve nuk do të angazhohen në luftime, teksa ky mision është operacioni më i madh ushtarak i Gjermanisë jashtë vendit.
Javën e kaluar Gjermania ra dakord të dërgojë 650 ushtarë në Mali, për t’u bashkuar me 1.500 trupat franceze të vendosura për të luftuar militantët.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier deklaroi para vendimit të qeverisë se ndihma ushtarake është e nevojshme, pasi kundërshtari apo armiku ka nevojë për një bashkim jo vetëm politik, por edhe ushtarak.
Sakaq edhe parlamenti britanik të mërkurën pritet të miratojë planin sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.
Kryeministri Cameron ka kërkuar mbështetjen e ligjvënesve të tij, me argumentin se kjo luftë është në interes kombëtar aq sa edhe ndërkombëtar.
Sigal