Zëdhënësja e qeverisë greke paralajmëron zgjedhje të parakohshme në vjeshtë

455
Zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të zhvillohen në Greqi në vjeshtë pasi qeveria e majtë radikale e Aleksis Cipras nuk ka më shumicën në Parlament, deklaroi sot zëdhënësja e qeverisë, Olga Gerovasili.“Zgjedhjet me shumë gjasa do të mbahen në vjeshtë”, pohoi zëdhënësja në radion “Vima FM”, duke shtuar se ky vendim lidhet me stabilitetin e qeverisë në periudhën në vijim.
Aleksis Cipras u shpreh një javë më parë se ishte i gatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për të rifituar shumicën, gjashtë muaj pas zgjedhjeve që i siguruan fitoren në fund të muajit janar. Kryeministri paralajmëroi gjithsesi se prioritet për të mbetej arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me kreditorët e vendit (BE, BQE, FMN, MES) për planin e tretë të borxhit, prej më shumë se 80 miliardë euro. Prej një jave po zhvillohen negociatat në nivele të larta në Athinë mes qeverisë dhe krerëve të misionit të këtyre institucioneve.
Sigal