Shteti Islamik shkatërron manastirin 1400-vjeçar në Irak

507
Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar manastirin më të vjetër të krishterë në Irak. Këtë e tregojnë edhe pamjet satelitore. Manastiri i Shën Elijasë ngrihej mbi një kodër në afërsi të qytetit verior të Mosulit dhe ishte 1400-vjeçar. Pamjet e siguruara nga “Associates Press” tregojnë sidoqoftë se manastiri nuk është rrafshuar tani, por në fund të 2014-s, shumë shpejt pasi qyteti ra në duart e militantëve të grupit të dhunshëm xhihadist.
Ndërkohë, një prift katolik nga Mosuli paralajmëroi se është historia e krishtërimit ajo që po zhduket barbarisht. “Një veprim të tillë ne e shohim si përpjekje për të na dëbuar nga Iraku, për të na eliminuar, për të zhdukur ekzistencën tonë në këtë tokë”, tha At Paul Thabit Habib, i cili tani jeton në zonën e Irbilit të administruar nga kurdët.
Sigal