Etna shkakton tërmet me magnitude 4.8 në Katania, 28 të lënduar

624
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Siçilinë në oren 3:18 të mengjesit te sotëm, në pjesën përreth vullkanit më aktiv të Europës, Etna. Mediat italiane shkruajnë për 28 persona që kanë pësuar lëndime të ndryshme dhe gjendje shoku.

Disa ndërtesa u dëmtuan pas lëkundjes së fundit që kur Etna shpërtheu të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar më herët fshatrat pranë saj dhe fluturimet nga aeroporti i Katanias u ndaluan përkohësisht.

Banorët e zonave përreth u këshilluan të largohen prej andej sa më shpejt. Mediat italiane thonë se njerëzit në zonë u përfshinë nga paniku, e disa prej tyre kanë dalë me vrap nëpër rrugë.

Ministrja e Mbrojtjes Elisabetta Trenta ka shprehur në një postim në Twitter solidaritetin e saj me sicilianet për tërmetin në Catania. “Gati të ndihmojmë e të mbështesim popullsinë në këtë moment emergjence”, shkroi ajo.

28 persona kanë marrë mjekim në spitale për shkak të tërmetit. Dhjetë persona janë dërguar me ambulanca në spital, ndërsa 18 janë paraqitur vetë. Pjesa më e madhe e tyre kanë lëndime të lehtë, disa janë paraqitur në gjendje shoku ose të kapur nga gjendje ankthi.

Ndërkohë është pezulluar për më shumë se 5 orë lëvizja hekurudhore në linjat Messina-Siracusa dhe Catania-Palermo.
Është aktivizuar protokolli i sigurisë në rast të ndonjë tjetër lëkundjeje. Tre trenë rajonalë janë zëvendësuar me autobusë dhe dy ndërqytetas kanë lëvizur me 30 minuta vonesë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri