SHBA, makina të bllokuara nga akulli në Massachusettes, rrugët si në një film fantastiko-shkencor

153
Skenari në Revere, Massachusettes, të kujton atë të një Blockbuster të viteve 90’ për fundin e botës.
Për shkak të të ftohtit të madh dhe motit të keq që ka gjunjëzuar pothuajse të gjithë Amerikën e Veriut shumë makina janë bllokuar nga akulli pas temperaturave polare të regjistruara gjatë natës.
Banorët e veriut të Floridas nuk kishin parë kurrë dëborë që prej tre dekadash, derisa vala e të ftohtit goditi bregun lindor të SHBA-së.
Edhe New Jorku po përjeton temperatura të ulëta rekord që pas Krishtlindjeve. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në SHBA, si pasojë e motit të ftohtë.