Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot ditën kur do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të federatës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare FSHF ka bërë publike vendimin e marrë.
“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, sikundër edhe është njoftuar ka përcaktuar datën 07.02.2018 si ditën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar. Kjo Asamble këtë radhë përvec pikave të rendit të ditës do të zgjedhë edhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhëshme. Punimet e Asamblesë do të zhvillohen në hotel “Adriatik” në Durrës. Anëtarët e Komitetit përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë”, shkruan FSHF.