Samiti i Parisit, Putin refuzon të takojë Erdogan

47
Presidenti rus, Vladimir Putin ka refuzuar të takojë në samitin e klimës në Paris homologun e tij turk, presidentin Erdogan. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov për gazetarët.
Zëdhënësi Peskov deklaroi se presidenti Putin pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama gjatë këtij samiti, por jo me presidentin e Turqisë, Erdogan.
Ky i fundit kishte shprehur vullnetin për tu takuar me shefin e Kremlinit, për të diskutuar rreth tensioneve që përfshinë dy vendet, pas rrëzimit të avionit luftarak rus nga ana e forcave ajrore turke. Sipas Ankarasë, rrëzimi i avionit u bë pasi kishte kaluar në territorin e Turqisë