Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido është rikthyer në Venezuelë

375
Sigal

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido është rikthyer në Karakas, i pritur nga një numër i madh njerëzish. Lideri i opozitës është shfaqur në sheshin Alfredo Sadel, ku është pritur nga mijëra njerëz, pa u arrestuar.

“Shumë shpejt do t’i japim fund pushtimit”, premtoi Guaido duke sfiduar akoma edhe një herë regjimin e Nikolas Maduro. Ndërkohë nga Shtetet e Bashkuara mbërriti një mesazh i qartë për qeverinë: “Mos e prekni Guaidon ose do reagojmë.”

Burime brenda qeverisë venezueliane shprehen se po studiojnë masat në mënyrën e duhur përkundrejt presidentit të vetëshpallur.