FIFI-t i refuzohet viza për në Londër/Anullohet koncerti

410
Sigal

Filloreta Raçi ose siç njihet nga të gjithë Fifi më 8 mars në ditën e gruas do të jeptë një koncert në kryeqytetin britanik, Londër.

Por, këngëtarja nuk do të jetë para adhuruesve të saj pasi që zbuluar se i është refuzuar viza prej Britanisë së Madhe.

“Shqiptarët e mi të dashur në Londër. Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që me 8 mars nuk do jem në Londër. Fatkeqësisht viza ime është refuzuar dhe unë nuk mund të vij këtë herë. Më vjen keq femra të bukura”- ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Së fundmi Fifi është duke punuar në këngë të reja pas sjelljes së hitit me McKreshën, “Psikopatja”, i cili deri më tani është shikuar mbi 18 milionë herë në YouTube.