Renzi: Ndihmojmë emigrantët. BE prioritet anëtarësimin e Shqipërisë

471
“Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë përparësi.” -kështu ka deklaruar kryeministri Italian Matteo Renzi në një intervistë për të përditshmen gjermane Die Welt.
Sipas tij Brukseli duhet të ketë si prioritet pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor pasi këto shtetet janë vendosur në vijën e parë të krizës së refugjatëve në Evropë.
Renzi iu bëri thirrje gjithashtu zyrtarëve të BE-së të kenë kujdes sa i përket një rruge të re për trafikimin e emigrantëve nga Shqipëria në Itali me gomone. Kryeministri Italian paralajmëroi se nëse Ballkani mbyll kufijtë atëhere shumë tragjedi janë në pritje.
“Bashkimi Evropian është zgjeruar në lindje. Por kjo do të jetë tragjike dhe një gabim historik nëse largohet nga vendet e Ballkanit,” deklaroi Renzi për gazetën Die Eelt.
Mali i Zi është tashmë në mënyrë aktive duke negociuar për pranimin në BE. Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria janë kandidatë zyrtarë. Por BE ka sinjalizuar se nuk ka gjasa të pranojë asnjë anëtarë të rinj deri në fund të kësaj dekade.
Sigal