Presidenti kinez propozon përdorimin e një kodi QR global për normalizimin e lëvizjeve

253
Sigal

Presidenti kinez, Xi Jinping ka propozuar përdorimin e një kodi QR- Quick Response Code – Kod i Përgjigjes së Shpejtë – global për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve në këtë kohë pandemie. Kodi në fjalë ka krijon mundësi për lokalizim dhe gjurmim online, duke zgjidhur një ndër problemet kryesore sot. Jinping e bëri propozimin e tij gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e G20 dhe sipas tij ky kod do të përfshijë njohjen reciproke të të dhënave të tilla si certifikata shëndeti, testin e acidit nukleik që provon praninë e patogjenëve. Të inegruar në formën e kodi QR këto të dhëna online të shkëmbyeshme mes shteteve do të krijonin lehtësi të madhe për lëvizjen e njerëzve duke mos cenuar sigurinë.

Ne shpresojmë se shumë shtete do të marrin pjesë në këtë mekanizëm. Duhet të standardizojmë më tej politikat dhe të krijojmë gjurmimin e shpejtë për të lehtësuar lëvizjen e rregullt të njerëzve – tha ndër të tjera Xi

Këto propozime vijnë natyrisht pas, tronditjes që pësoi bota nga pandemia e shekullit të 21. Ekonomia kineze synon të dominojë planetin në të ardhmen. Modeli ekonomik i Pekinit bazohet në centralizimin e plotë të pushtetit politik dhe kontrollin e plotë të popullsisë vendase. Përsa i përket përdorimit të kodit QR, Kina ka eksperimentuar dhe më parë në qytetin e Shenzhenit, ku të gjitha pagesat bëhen vetëm nëpërmjet skanimit të një kodi QR nëpërmjet aparatit celular.

Sesi do të përdoret ky kod për të verifikuar të dhëna shëndetësore, mbetet për tia lënë kohës, por ajo që dimë deri tani është se një mori e madhe inovacionesh teknologjike që do të bashkëpunojnë me trupin e njeriut, janë nën projektim për përdorim masiv në të ardhmen. Tatuazhi kuantik apo mikrochipi me radio-frekuenca që mund të implementohet në trupin e njeriut janë dy prej alternativave të mundshme.