Kate Winslet: Mësova si të qep me makinë në “The Dressmaker”

596
Aktorja fituese e çmimit Oscar, Kate Winslet, ka rrëfyer se roli i saj I fundit në filmin, “Rrobaqepësja” e bëri që të mësojë se si të qepë me makinë si një profesioniste edhe në jetën reale. Gjatë një shfaqjeje në Londër, ajo tregoi se iu desh të bëntë një kurs të veçantë për rrobaqepësi për rolin e saj.
Aktorja britanike interpreton Tilly Dunnage në filmin “Rrobaqepësja”, një grua e cila rikthehet në qytetin e saj, për të ndëshkuar të gjitha ata që vite më parë e dëbuan, duke e akuzuar si vrasësen e një fëmije. Ngjrjet zhvillohen në një qytet të vogël Australian në një ambient me njerëz paragjykues.
“Mu desh të mësoja si të qepja me makinë dhe bërë një kurs disamujor me një ekspert, I cili më mësoi disa marifetë të vogla për të punuar me një makinë të llojit Singer, e cila në fakt ndryshon shumë nga makinat qepëse moderne. Ishte një process shumë i bukur dhe e shijova shumë. Është një privilegj i madh të jesh aktor, pasi gjatë jetës mund të fitosh aftësi të reja. E konsideroj vetën me fat.”
Filmi “Rrobaqepësja” do të nisë të shfaqet në kinematë amerikane më 20 nëntor.
Sigal