Protesta, Fleckenstein: Nuk e kuptoj motivin, organizatorët duhet të shmangnin dhunën

410
Eurodeputeti Knut Fleckenstein dënon dhunën gjatë protestës së opozitës, një ditë më parë në Tiranë, duke theksuar se është detyrë e organizatorëve që të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur dhunën. Në reagimin e tij, eurodeputeti Fleckenstein thotë se e ka të vështirë të kuptojë motivin e protestës së djeshme.
“Pak javë më parë vizitova Tiranën. Isha i kujdesshëm në optimizmin se forcat politike do të arrijnë një marrëveshje që do të lejojë procesin e integrimit europian që të avancojë në mënyrë të pandërprerë. Pas protestave të ditës së djeshme, të cilat për fat të keq u mbështetën nga lideri i opozitës, jam i detyruar të theksoj nevojën për kujdes dhe të bëj thirrje për një sjellje më të përgjegjshme. Sipas informacioneve të fundit që kam marrë ligji i dekriminalizimit është në prag të miratimit të tij; ndaj është e vështirë të kuptohet se çfarë motivoi këto protesta. Edhe në rastet kur protestat janë të ligjshme, është detyrë e organizatorëve që të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur dhunën. Ne dënojmë fuqimisht dhunën dhe bëjmë thirrje për një sjellje normale politike, në linjë me standardet europiane dhe interesat e kombit si i tërë”- thekson Fleckenstein.
Sigal