Kryeministri i Kosovës, takohet me investitorë potencial nga SHBA-të dhe Anglia

424
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë amerikane “Stone Alliance”, të udhëhequr nga ish-gjenerali Michael Berbero, si dhe përfaqësues të kompanisë nga Londra, “Fox Marble”. Sipas komunikatës së zyrës së tij, Mustafa i ka njoftuar investitorët lidhur me lehtësirat fiskale që janë ndërmarrë gjatë vitit 2015, të cilat e kanë lehtësuar ndjeshëm të bërit biznes në Kosovë.

Gjatë takimit, investitorët potencialë në industrinë e mermerit, shprehën interesimin e tyre që të lëvizin shumë shpejt me investime prej mbi 100 milionë eurosh në Kosovë, investime këto që do të krijonin nga 2000 deri në 3000 vende të punës. Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për këtë projekt, duke i njoftuar edhe me përmbajtjen e përgjithshme të Ligjit për Investime Strategjike, i cili siguron kushte të nevojshme që të krijohet hapësirë për investime dhe gjenerim të vendeve të reja të punës.
Sigal