Ja vdekja që tronditi Francën

308
Sigal

Një shofer autobusi ndërroi jetë në Francë pesë ditë pasi ishte sulmuar nga pasagjerët që refuzonin të mbanin maskën. Ngjarja ka tronditur Francën. Philippe Monguillot, 59 vjeç, u sulmua në qytetin jugperëndimor Bayonne. Pasi ai kaloi në vdekje klinike, familja mori vendimin që ta linin të vdiste. “Vendosëm ta lëmë të largohet,” tha e bija, Marie. Dy persona rreth të 20-ave u arrestuan për sulmin. Dy të tjerë janë akuzuar pasi dështuan të ndihmojnë një person në rrezik, kurse një i pestë është akuzuar me akuzën se ka ndihmuar të fshehë një të dyshuar. Mbajtja e faskave është e detyrueshme në transportin publik në Francë.