Video që po bën xhiron e rrjetit/ Emocionuese, gruaja luan piano, në shtëpinë e shkatërruar nga shpërthimi në Bejrut

283
Sigal

Prej disa orësh një video interesante po bën xhiron e rrjetit.

Një grua shfaqet duke luajtur në piano në shtëpinë e saj të shkatërruar nga shpërthimi në Bejrut.

Ajo ka zgjedhur një melodi të lehtë që shfaqë dëshpërimin që përjetuan banorët e asaj zone.

Videoja është përhapur në rrjet dhe ka marrë pafundësisht shpërndarje.

Kujtojmë që në shpërthimin masiv në portin e Bejrutit, deri tani janë konfirmuar të paktën 137 vīktima dhe mbi pesë mijë raportohen të lënduar.

Ndërkohë, autoritetet libaneze kanë nisur hetimet rreth ngjarjes tragjike teksa thuhet se disa lendë plasëse të konfiskuara kanë shkaktuar shpërthimin në Bejrut.