Përmbytje katastrofike në Francë, 16 të vdekur

486
Stuhi të fuqishme dhe përmbytjet kanë përfshirë juglindjen e Francës, duke lënë të paktën 16 persona të vdekur dhe 3 të tjerë të zhdukur. Ngjarja, sipas zyrtarëve francezë, vijon të jetë e rënduar që prej mbrëmjes së të shtunës. 3 të moshuar janë mbytur, kur shtëpia e tyre e azilit, pranë qytetit Antibes, u përmbyt nga vërshimet e ujit. Disa të tjerë ndërruan jetë të bllokuar brenda makinave të tyre nëpër tunele dhe parkingjet e nëntokës për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Presidenti francez, Francois Hollande ka falënderuar ekipet e kërkim-shpëtimit dhe shprehu “solidaritetin e kombit me viktimat”. Ai, së bashku me ministrin e Brendshëm, Bernard Cazeneuve, kanë vizituar rajonet e prekura nga përmbytjet.
Sigal