Pamje tronditëse, avioni merr flakë sapo niset nga pista

544
Sigal

Një avion Boeing 737 i cili kryente linjën e Makhachkala në Rusi për në drejtim Moskën, është përfshirë nga flakët në pistë vetëm pak minuta para se të nisej nga Aeroporti Vnukovo.

Pamjet janë të frikshme, ndërsa zjarri ka shpërthyer teksa pasagjerët ishin në avion dhe avion sapo ishte nisur.

Mediat raportojnë se me të konstatuar flakët, pasagjerët  kanë hapur një shteg emergjencë me qëllim për të dalë nga avioni.

Pamjet tronditëse janë regjistruar nga një pasagjer, ndërsa linja ajrore sqaroi se flakët u shkaktuan nga mosfunksioni i një valvule ajri.

“Situata është e rregullt, avioni është plotësisht operacional, asgjë nuk i kërcënon udhëtarët”, thanë zyrtarët e linjës ajrore, por saktësuan se do të përdorin një tjetër avion për fluturimin në Makhachkala.