Obama paraqet projektin për mbylljen e burgut të Guantanamos

453
Presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë sot pasdite një konferencë shtypi nga Shtëpia e Bardhë rreth projektit të ardhshëm të burgut ushtarak të Guantanamos, njoftoi ekzekutivi amerikan. Obama pritet të parashtrojë një plan të ri për mbylljen e burgut mjaft të diskutueshëm që ndodhet në Kubë.
Ai kishte njoftuar për mbylljen e qendrës së paraburgimit, hapur në vitin 2002 nga presidenti George W. Bush në prag të sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ndërhyrjes së kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Afganistan, një nga premtimet e tij të fushatës. Obama do të përballet në Kongres, i dominuar nga kundërshtarët republikanë, të cilat janë kundër mbylljes së kësaj qendre.
Sigal