Një zjarr i madh përfshin Los Angeles, 100 mijë të evakuuar

127
In this Thursday, Oct. 10, 2019 photo, Los Angeles City firefighters battle the Saddleridge fire near homes in Sylmar, Calif. (ANSA/AP Photo/Michael Owen Baker) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved.]

Veriu i Los Angeles është përfshirë nga flakë gjigande, për shkak të një zjarri të madh që nisi mbrëmjen e shkuar dhe që me shpejtësi po përhapet në zonë, duke detyruar evakuimin e rreth 100 mijë banorëve. Flakët e zjarrit të quajtur “Saddlebridge” kanë nisur pasi një kamion plehrash hodhi mbeturina të djegura mbi një zonë me bimësi.

Duket pikërisht ky shkaku i këtij zjarri. Sipas autoriteteve një burrë ka vdekur ndërsa qindra banesa janë shkatërruar plotësisht. Vitin e kaluar, pak a shumë në të njëjtën periudhë, një zjarr i pagëzuar me emrin Camp Fire, dogji plotësisht më shumë se 50 ha tokë dhe shkaktoi vdekjen e rreth 50 njerëzve.

Camp Fire ka qenë një nga zjarret më të fuqishëm që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Flakët mbërritën deri në Beverly Hills dhe në zonat e banuara nga personazhe të famshëm. Shumë vila luksoze u bënë hi.

Zjarret nuk kanë kursyer as veriun e Californinë, e cila u përfshi nga një Black out pikërisht për të evtuar më të keqen.

Shoqëria PacificGaz and Electric la pa energji elektrike mijëra njerëz në tentativën për të evituar që pemët e rëna nga era e fortë të shkatërronin linjat e tensionit të lartë, të cilat mund të shkaktonin zjarre në bimësi.