Mustafa takohet me ambasadorët: Kosova përmbush kriteret për liberalizim të vizave

420
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar sot përpara ambasadorëve që janë të atashuar në Kosovë, se Prishtina zyrtare i ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura për liberalizimin e vizave për në Bashkimin Europian.
Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga Ministri Evropian, Bekim Çollaku kanë takuar ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian ku temë e diskutimit të palëve ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.
Mustafa dhe Çollaku kanë vënë në dijeni të të pranishmit se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se ajo pret që BE-ja të marrë vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. 
Prej kohësh qeveria e Kosovës ka punuar për plotësimin e disa kritereve të vendosura nga vendet e Bashkimit Europian, për të liberalizuar vizat për gjithë qytetarët e saj që kërkojnë të lëvizin lirshëm në vendet e shengenit.
Sigal