Basha përgjigjet për gjobën e Veliajt: “Do t’i çoj një kastravecë 163 mm të gjatë”

433
“Do t’i çoj një kastravecë 163 cm të gjatë”. Kjo ishte përgjigja e liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndaj gjobës së vënë nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për dëmet e shkaktuara nga protestuesit një ditë më parë në tubimin e opozitës.
Ndërsa tha se partia Demokratike distancohet nga dhuna, basha shprehu mirënjohje për ata që ai i quajti “heronjtë që kallën në flakë bunkerin tek ministria e Brendshme”.
Kryetari I PD, Lulzim Basha deklaroi se prania masive e qytetarëve nuk ishte vetëm shenjë proteste por zgjim i kurajës dhe vetëdijes qytetare për të gjetur zgjidhje politike për krizën ekonomike. Basha reagoi edhe për gjobën që bashkia i vuri PD për dëmet e shkaktuara gjatë protestës.
Lulzim Basha: Kjo dyfytyrësi nuk pranohet, kjo padrejtësi e ka mbushur dhe e ka derdhur kupën dhe durimi të shqiptarëve ju ka ardhur fundi. Për këtë arsye nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rrugë tjetër, asnjë rrugë tjetër përvec largimit të qeverisë Rama, një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Prania masive në shesh, nuk ishte vetëm një shenjë proteste, nuk ishte vetëm një bashkim i madh zemrash dhe mendjesh për të shfryrë dufin dhe mllefin ndaj qeverisë së fatkeqsive, qeverisë së katastrofës kombëtare, qeverisë së kërbacit e të lakut në fyt, por ishte një zgjim i madh i kurajos dhe lirisë qytetare, i vetëdijes qytetare se kërkohet, lypset dhe duhet të ketë një zgjidhje politike për krizën që ka mbërthyer vendin. Kush ka sy ta shohë e kush ka vesh ta dëgjojë, mjerë ata që nuk e shohin dhe nuk e dëgjojnë sepse ky uragan nuk do të ndalet.
Sigal