Mitrovicë, nis shembja e murit serb

502
Mbi bazën e marrëveshjes së arritur mëngjesin e së shtunës, mes autoriteteve të Prishtinës dhe kryetarit të veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, muri i ndërtuar në afërsi të urës qendrore në Ibër ka nisur të shkatërrohet këtë të dielë.
Pamjet në zonë tregojnë se gjithçka u bë gati për shembjen e murit, që përshkallëzoi ndjeshëm tensionet mes Kosovës e Serbisë, me prani të shtuar policore dhe gjithashtu ekskavatorin që qëndroi në pritje të urdhrit për fillimin e procesit.
Muri në Mitrovicë u ndërtua në fund të vitit të shkuar, në kohën kur pritej rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, që për disa vite u bllokua nga ai që u quajt “Park i paqes”.
Marrëveshja për shembjen e tij u arrit pas një raundi të vështirë negociatash në Bruksel, edhe pse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.
Sigal