“Falja” e tarifës së studimit – 10 Shkurti afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve

454
Data 10 Shkurt është afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve nga studentët që do të përfitojnë përjashtimin nga tarifat e studimit.
Përjashtim të plotë nga tarifat e studimeve përfitojnë, të gjithë studentët që janë pjesë e shtresave sociale në nevojë, për studimet Bachelor, si dhe përfitojnë përgjysmim të tarifës për studimet master.
Ky afat është për studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Kategoritë që përfitojnë janë të verbrit, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët para dhe tetraplegjikë si dhe studentët, prindërit e të cilëve kanë qenë të dënuar politikë me heqje lirie etj. Ndërsa studentët e tjerë të UMT duhet të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit brenda datës 10 shkurt 2017.
Studentët e Universitetit të Tiranës, pagesën e tarifës së shkollimit e kanë të ndarë në dy këste, këstin e parë studentët duhet ta paguajnë brenda 28 shkurtit, ndërsa këstin e dytë brenda 31 majit.
Sipas vendimit të qeverisë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë, dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, romët, egjiptianët.
Përfitues janë edhe fëmijët të cilët kanë humbur një prind apo që prindërit e tyre kanë qenë të përndjekur politik dhe kanë vuajtur dënim me heqje lirie.
Sigal