Ministri i Spanjës humb ndjenjat gjatë debatit në Davos – World Economic Forum

510
Një incident është shoqëruar gjatë një debati në forumin ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një debati televiziv, ministri i Jashtëm i Spanjës Alfonso Dastis, ka humbur ndjenjat.
Teksa të pranishmit diskutonin live lidhur me temën që ishin mbledhur, diplomati spanjoll u ndje keq.
Kjo shkaktoi momente tensioni në studio, ndërsa të gjithë shkuan t’i jepnin ndihmë Alfonso Dastis, i cili më vonë e kaloi situatën e vështirë, ndërsa nisi sërish diskutimi në sallë.
Sigal