Koloseu në Romë dhe Big Ben në Londër në shënjestrën e ISIS

467
Shteti Islamik ISIS ka shpërndarë sot një video të titulluar “Mesazh popullsisë së kryqit”, ku kërcënon se do të godas jo vetëm Torre Eiffel por dhe Koloseun në Romë e Big Ben në Londër.
Video është shpërndarë nga eksponentët irakenë të ISIS e mban firmën e produksionit të medias Al Battar Foundation.
“Të krishterët na kanë shpallur luftë, thuhet në video, e gjaku i tyre nuk do të kursehet.”
Në imazhet që shoqërojnë videon tregohet rënia e avionit rus e masakra e Parisit, si dhe deklaratat e liderëve të botës Barak Obama, Vladimir Putin e François Hollande.
I lexuar në gjuhën franceze, teksti i kësaj video mes të tjerash thotë:
“Vërtet mendoni se ne jemi të trembur nga reagimi juaj ndaj sulmeve tona? Jo ne e presim atë me durim. Ju do të bëni të njëjtin budallallëk që bëri Bush kur shkatërroi ekonominë e vendit të tij, e të gjitha vendet e tjera u ngritën kundër për t’u çliruar nga dominimi i tij. Me ndihmën e Allahut ne presim ditën e premtuar të disfatës suaj, humbjen përfundimtare. Ne ju dhamë mundësinë e armëpushimt për të shpëtuar disa nga ju, por ju e refuzuat. Bashkoni trupat, dërgoni avionët, ngrini kryqet e hajdeni tek ne.”
Reagimi i Italisë
Nga Brukseli Ministrja italiane e Mbrojtes, Roberta Pinotti, ka deklaruar se “Italia nuk do të ndërhyjë në Siri.
Italia mbështet plotësisht Francën, por sa i përket ndërhyrjes ushtarake, Ministrja italiane ka kujtuar trupat italiane në Irak si një nga kontigjentët kryesorë në luftën kundër ISIS në këtë territor.
“Është e qartë , tha ajo se lufta kundër ISIS nuk bëhet vetëm me instrumenta ushtarakë, por luan rol dhe propaganda, financimet, puna e inteligjencës. Mundësitë për të bashkëpunuar janë të shumta.”
Ndërsa krryeministri italian Matteo Renzi është shprehur kundër idesë së mbylljes së kufijve të vendeve të BE, që gjatë orëve të fundit është qarkulluar shumë në të gjitha mediat kryesore europiane.
“Nëse mbyll kufijtë , tha ai, do të thotë se e bën për t’i mbajtur terroristët brenda, pasi vrasësit në shumicën e rasteve janë lindur e rritur në Europë. Kërcënimi nga ISIS vjen nga brenda.”
Sigal