Shenjat ortografike të harruara, mund të kthehen shumë shpejt

1167
Sigal

Është e vështirë të shkruash një tekst me një përdorim korrekt të shenjave të pikësimit të zakonshëm dhe nuk është e panjohur që këto na ndihmojnë për t’i dhënë kontekst të gjithë shkrimeve dhe për t’i kuptuar.  Është një kokëçarje kur jemi në orët e gramatikës dhe krijojnë një pështjellim edhe për më të avancuarit. Përdorimi i keq i një presjeje ose pikëpresjeje mund të prishë të gjithë shkrimin dhe na frustron nëse duhet të përdorim njërën ose tjetrën. Sikur të mos i kishim mjaftueshëm shenjat e pikësimit, grupi i Pikësimit Progresiv kërkon të kthejë shenja që kanë qenë harruar sepse kanë qenë shumë të ndërlikuara apo edhe se përdoreshin më pak.

Të gjitha këto shenja janë krijuar në shek XX nga grupe shkrimtarësh dhe krijuesish të letërsisë së fantashkencës. Lindja e këtyre shenjave kishte për qëllim ndihmën për të gjithë shkrimtarët  e epokës për të redaktuar me më lehtësi dhe për t’i dhënë një kontekst të gjithëve. Një nga shenjat që kërkon të kthehet është  shenja  e  brohoritjes që u shpik nga Hervé Bazin në vitin 1966 dhe përshkruhet si një mënyrë entuziaste e demostrimit të nderit. Shenja e pikëçuditëses me presje u shpik nga tre kanadezë Sigmund Silber, Leonard Storch dhe Haagen Ernst Van për të shtuar një shenjë çuditëse në mes të një fraze.

Interrobang ishte një nga shenjat e justifikuara nga ana e krijuesit, Martin Speckter dhe që është një hibrid mes një pikëçuditëseje dhe një pikëpyetjeje që e ndihmonte shkrimtarin për të treguar një ndjenjë shoku me vetëm një karakter dhe kur e nxori në dritë e justifikoi kështu: Kur Kristofor Kolombi mbërriti në Amerikë thirri: Tokë! Apo Tokë? Faqja e “Progressive Punctuation” ka edhe shumë shenja të tjera për pikësimin që meritojnë të kthehen për të gjithë ata që përdorin tekstin për të lehtësuar punën. Problemi, sipas burimeve qëndron se nëse u zhdukën gjatë kohës së tyre mund të ndodhë edhe në këtë epokë. Sot është më e thjeshtë sepse u japim kontekst asaj që shkruajmë me anë të emoj-ve.

A do të zhduken edhe këto? Kthehuni tek “Progressive Punctuation” për të njohur më shumë rreth këtij propozimi.