Mijëra protestues mbushin rrugët e Moskës, kërkojnë zgjedhje të lira

103

Më shumë se 20 mijë protestues janë mbledhur në Moskë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta në kryeqytetin rus.

Protestuesit po kërkojnë që kandidatëve të opozitës t’iu lejohet regjistrimi për zgjedhjet lokale të shtatorit.

Autoritetet kanë refuzuar t’i regjistrojnë ata, pavarësisht se të gjithë i kanë siguruar pesë mijë nënshkrimet minimale, të cilat nevojiten për të garuar në këto zgjedhje.

Udhëheqësit e opozitës, përfshirë figurën më të njohur, Alexei Navalny, morën pjesë në këtë protestë.

Aktivistët kundër qeverisë së Vladimir Putinit kanë thënë se autoritetet i kanë cilësuar gabimisht si të pavlefshme nënshkrimet e dorëzuara. Pjesëmarrja në zgjedhje u është mohuar rreth 30 kandidatëve.

Duke folur në protestë, Navalny tha: “Do t’iu tregojmë atyre se kjo është një lojë e rrezikshme. Ne duhet të luftojmë për kandidatët tanë”.

Ai u zotua se javën e ardhshme do të organizohet një protestë edhe më e madhe, nëse autoritetet nuk i regjistrojnë disa kandidatë për zgjedhjet e shtatorit.

Lyubov Sobol, kandidate për kryetare të Moskës, e ka nisur grevën e urisë para më shumë se një jave, duke kërkuar që t’i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje, shkruan “BBC”.